Lajme Xfce

U hodh në qarkullim Xfce 4.20-a
Pas gati dy vjetësh punë, jemi të gëzuar të njoftojmë hedhjen në qarkullim të Xfce 4.20-s !

Që nga Xfce 4.18 është kryer plot zhvillim me rëndësi. Ekipi ynë shtoi një numër veçorish të reja të lezetshme, kreu një milion ndreqje të metash dhe solli një numër përmirësimesh të vockla. Dhe më në fund, krejt kjo do të hidhet në qarkullim për kënaqësinë tuaj.

Vëmendja më e madhe gjatë këtij cikli zhvillimi qe përgatitja e bazës së kodit për të qenë gati për Wayland. Në mënyrë që ndërkohë te keni mbulim eksperimental për Wayland për shumicën e përbërësve. Më tepër hollësi në lidhjet më poshtë.

Duke supozuar se të instaluar keni Xfce 4.18-n, ja një përmbledhje e ndryshimeve të rëndësishme që do të shihni në një përmirësim me Xfce 4.20-n:

https://www.xfce.org/about/tour420

Një përmbledhje e hollësishme e dallimeve mes versioneve Xfce 4.18 dhe Xfce 4.20 mund të gjendet në faqen vijuese:

https://www.xfce.org/download/changelogs

Kjo hedhje në qarkullim mund të shkarkohet ose si një grup paketash individuale ose si një paketë tar e bëshme që përmban krejt këto versione individuale:

https://archive.xfce.org/xfce/4.20

Përshëndetjet më të mira,
Ekipi i zhvillimit të Xfce-së

U hodh në qarkullim Xfce 4.18
Pas gati dy vjetësh punë, jemi të gëzuar të njoftojmë hedhjen në qarkullim të Xfce 4.18 !

Që nga Xfce 4.16 është kryer plot zhvillim me rëndësi. Ekipi ynë shtoi një numër veçorish të reja të lezetshme, kreu një milion ndreqje të metash dhe solli një numër përmirësimesh të vockla. Dhe më në fund, krejt kjo do të hidhet në qarkullim për kënaqësinë tuaj.

Ky cikël zhvillimi i ndikua mjaft nga GSoC 2021 dhe GSoC 2022, që sollën disa veçori të reja, shumica e tyre për Thunar-in, Përgjegjësin e Kartelave në Xfce.
Por një numër përbërësish të tjerë të Xfce-së përfituan kujdes dhe mjaft përmirësime janë bërë nën kapak.

Duke supozuar se të instaluar keni Xfce 4.16-n, ja një përmbledhje e ndryshimeve të rëndësishme që do të shihni në një përmirësim me Xfce 4.18-n:

https://www.xfce.org/about/tour418

Një përmbledhje e hollësishme e dallimeve mes versioneve Xfce 4.16 dhe Xfce 4.18 mund të gjendet në faqen vijuese:

https://www.xfce.org/download/changelogs

Kjo hedhje në qarkullim mund të shkarkohet ose si një grup paketash individuale ose si një paketë tar e bëshme që përmban krejt këto versione individuale:

https://archive.xfce.org/xfce/4.18

Përshëndetjet më të mira,
Ekipi i zhvillimit të Xfce-së

U hodh në qarkullim Xfce 4.16
Sot, pas 1 viti dhe 4 muajsh punë, jemi të gëzuar të njoftojmë hedhjen në qarkullim të Xfce desktop 4.16-s, një version i ri i qëndrueshëm që zë vendin e Xfce 4.14-s.

4.16-a qe një cikël special në shumë pikëpamje (jo thjesht në lidhje me pandeminë, por edhe me të). Një nga kulmet e ndryshimeve që nuk lidhen me kodin ka të bëjë me migrimin tonë në GitLab, që përbën një ndryshim në rrjedhën e punës për zhvillim dhe një hap të stërmadh përpara nga pikëpamja e të qenit miqësor ndaj zhvilluesve dhe mikpritës ndaj tyre. Në disa pjesë të tij, regjistri i stërmadh i ndryshimeve të Xfce 4.16-s mund t’ju atribuohet kontribuesve të rinj me propozime për kërkesa përzierjesh (u përzjenë ose u mbyllën 288 kërkesa përzierjesh vetëm kundrejt përbërësve tanë bazë!). Krijuam gjithashtu një kontejner Docker referencë (xfce/xfce-build) dhe shtuam CI pipelines te krejt përbërësit, për të garantuar se nuk prishim montime. Asgjë prej këtyre s’do të kish qenë e mundur pa strehimin tonë, sponsorizuar nga Gandi dhe Fosshost!

Një tjetër ndryshim i madh lidhet me identitetin tonë pamor, të cilin e përditësuam nga një turli e çuditshme ikonash kuturu (bazuar pjesërisht në Tango) dhe që nuk ndiqnin ndonjë skemë emërtimi, në një grup të ri, të njëtrajtshëm nga ana pamore (duke ndjekur specifikimet e freedesktop.org për emërtimet dhe një paletë të fiksuar ngjyrash). Jemi të ndërgjegjshëm se kjo do të pjellë ca punë për mirëmbajtësit e temave të ikonave (nëse vërtet duan të anashkalojnë ikonat tona perri ;)), por besojmë se përfitimi afatgjatë peshon më shumë se sa ky mundim i vetëmnjëhershëm.

Dhe së fundi bëmë edhe ca pastrim shtëpie (p.sh., duke hequr kod mbulimi të Gtk2-së) dhe shtuam gjithashtu veçori dhe përmirësime - krejt kjo duke këmbëngulur te një plan i arsyeshëm cikli hedhjesh në qarkullim.

Pra, pa e zgjatur më tej, ja ku janë të nxjerra në pah pikat kryesore të kësaj hedhjeje në qarkullim:

Edhe përgjegjësi i dritareve përfitoi mjaft përditësime dhe përmirësime, në fushën e hartimit dhe atë të GLX-it. Nëse qe caktuar një ekran parësor, dialogu Alt-tab tani do të shfaqet vetëm në të. Këtë hedhje në qarkullim e plotësojnë më tej disa mundësi të reja të volitshme, për të zmadhuar/zvogëluar kursorin tok me pjesën tjetër të ekranit, si dhe një mundësi për të mbajtur dritare të minimizuara te lista e atyre të përdorura së fundi.

Shtuam një shtojcë të re te paneli, të pagëzuar “shtyllë gjendjesh” e cila ndërthur StatusNotifier dhe Systray-in e dikurshëm. Një tranzicion i animuar vetëfshehjeje tani i tregon qartë përdoruesit se “ku ka shkuar paneli”A dhe një mënyrë e errët (e aktivizuar si parazgjedhje) e bën panelin të “bjerë” pakëz më tepër në sfond me tema të ndritshme, të tilla si ajo parazgjedhje Gtk Adwaita. U sollën për herë të parë edhe një dorë përmirësimesh më të vogla, bie fjala, përdorim veprimesh desktopi që nga një menu djathtasklikimi mbi Nisësin, shtojca Butona Dritareje tani ofron “Nisni një instancë të re” të një aplikacioni dhe Këmbyesi i Hapësirave të Punës tani shfaq numërim automatik të hapësirave të punës.

Te dialogu i ekraneve u shtua mbulim për përshkallëzim të pjesshëm, tok me theksimin e mënyrës së parapëlqyer për një ekran, përmes një yllthi dhe përmes shtimit të përpjesëtimeve në krah të qartësive. Edhe kalimi, si rrugëdalje, te një mënyrë funksionale, pas keqformësimit të ekranit, është bërë më i qëndrueshëm.

Një skedë e re te dialogu “Mbi Xfce-në” shfaq të dhëna elementare sistemi, bie fjala, lloj CPU-je ose GPU-je. Më tej, skema dhe elementët pamorë të dialogut u përmirësuan.

Për Përgjegjësin e regullimeve janë përmirësuar aftësitë e kërkimit dhe filtrimit. Më tej, krejt dialogët e rregullimeve tani përdorin zbukurime dritaresh të vizatuar nga Gtk (zbukurime më anë të klientit).

Dialogët për “Rregullime MIME-sh” dhe “Aplikacione të Parapëlqyer” u shkrinë në dialogun “Aplikacione Parazgjedhje” - duke e bërë më të lehtë për përdoruesit të caktojnë nga një vend cili aplikacion trajton këtë apo atë lloj kartelash.

Përgjegjësi ynë i kartelave, Thunar përfitoi një thes me ndreqje dhe një dorë veçorish për t’u përmendur, përfshi ndalesë për veprime kopjimi/lëvizjeje, mbulim për shpërngulje kartelash të vëna në radhë, mbajtje mend rregullimesh parjeje sipas drejtorish dhe mbulim për tejdukshmëri në tema Gtk.

Shërbimi ynë i miniaturizimeve Tumbleru bë më i zhdërvjellët, duke qenë në gjendje të përjashtojë shtigje. U shtua mbulim i mëtejshëm për .epub (format e-librash).

Përgjegjësi i sesioneve ofron mbulim të përmirësuar për agjent GPG 2.1 dhe dialogu i rregullimeve u përmirësua nga ana pamore.

Përgjegjësi i energjisë përfitoi mjaft ndreqje të metash dhe disa veçori të vockla - mes tyre, një pastrim të dialogut të rregullimeve për të, një tregues pamor opsional, kur është e aktivizuar “Mënyra Prezantim”, ikona më të përpikta gjendjesh baterie dhe hedhje tej automatikisht e njoftimeve rreth energjie të pakët, pas lidhjes së një ngarkuesi.

Desktopi më së shumti përfitoi ndreqje të metash dhe përmirësime të vockla - dhe sfondin e ri parazgjedhje!

Libraria jonë për menu, garcon përfitoi API të reja dhe tani nuk nis më aplikacione si pjella të procesit që strehon menunë . Sjellja e mëparshme bënte që aplikacionet të vithiseshin tok me panelin, për shembull.

Gjetësi i aplikacioneve tani lejon renditje sipas “frecency” - një ndërthurje e “frequency” (shpeshtisë së përdorimit dhe “recency” (afërsisë në kohë të përdorimit).

Përditësime varësish: Braktisje e Gtk2, shtim i LibGTop, kalim i Gtk >= 3.22, dhe i GLib-it dhe GDBus-it >= 2.50

Një tur internetor i ndryshimeve në Xfce 4.16 mund të shihet këtu:

https://www.xfce.org/about/tour416

Një përmbledhje e hollësishme e dallimeve mes versioneve Xfce 4.14 dhe Xfce 4.16 mund të gjendet në faqen vijuese:

https://www.xfce.org/download/changelogs

Kjo hedhje në qarkullim mund të shkarkohet ose si një grup paketash individuale ose si një paketë tar e bëshme që përmban krejt këto versione individuale:

https://archive.xfce.org/xfce/4.16

Përshëndetjet më të mira,
Ekipi i zhvillimit të Xfce-së

U hodh në qarkullim Xfce 4.14
Sot, pas 4 vjet e 5 muaj pune, na jep kënaqësi të njoftojmë hedhjen në qarkullim të desktopit Xfce 4.14, një version i ri i qëndrueshëm që zë vendin e Xfce 4.12-s.

Në këtë cikël 4.14 synimi kryesor qe të silleshin krejt përbërësit bazë nën Gtk3 (që nga Gtk2) dhe GDBus (nga D-Bus GLib). Shumica e përbërësve përfitohen gjithashtu mbulim për GObject. Gjatë rrugës përfunduam duke lustruar punën e përdoruesve tanë, duke sjellë për herë të parë pak veçori të reja dhe përmirësime (lexoni më poshtë) dhe duke ndrequr një thes me të meta (lexoni regjistrimin e ndryshimeve).

Gjërat që ia vlen të nxirren në pah në këtë version janë:

Përgjegjësi i dritareve përfitoi një mal me përditësime dhe veçori, përfshi mbulim për VSync (duke përdorur si mekanizëm ose Present-in, ose OpenGL-in) për të zvogëluar numrin ose për të hequr fare xixëllime ekrani, mbulim për HiDPI, mbulim të përmirësuar për GLX me përudhës NVIDIA pronësorë/me burim të mbyllur, mbulim për XInput2, disa përmirësime të hartuesit dhe një temë të re parazgjedhje.

Paneli përfitoi mbulim për veçorinë RandR të monitorit parësor, grupim të përmirësuar të dritareve te shtojca Listë punësh (punim më i mirë, tregues pamor grupesh, etj), një rregullim “icon-size” për panel, një format të ri parazgjedhje sahati dhe një vlerësues formatesh sahati, si dhe një skemë parazgjedhje të përmirësuar panelesh.

Desktopi tani ka mbulim për veçorinë RandR të monitorit parësor, një mundësi orientimi për sistemim ikonash, një mundësi “Sfondi Pasues” menuje konteksti për të kaluar te sfondi tjetër dhe tani njëkohëson përzgjedhjen e sfondit të ekranit të përdoruesit me AccountsService.

Është krijuar një dialog rregullimesh tërësisht i ri për të administruar profile ngjyrash. Për shumicën e përdoruesve kjo do të thotë mbulim fill pas instalimit për shtypje me administrim ngjyrash (përmes cupsd-së) dhe skanim (përmes saned-it). Për profile monitorësh do t’ju duhet të instaloi shërbime shtesë, të tillë si xiccd.

Dialogu i ekraneve përfitoi mjaft përkujdesje gjatë këtij cikli dhe një veçori të rëndësishme: Përdoruesit tani janë në gjendje të ruajnë dhe të rikthejnë (automatikisht) formësime të plota shumëekranëshe, çka është veçanërisht e dobishme për ata që lidhet herë pas here portativin e tyre me stacione të ndryshme lidhjesh ose instalime të ndryshme. Më tej, shumë kohë u shpenzua për ta bërë ndërfaqen e përdoruesit më intuitive dhe u shtua një mundësi e fshehur për të mbuluar përshkallëzime RandR ekrani (formësuar përmes Xfconf-it).

Te dialogu i dukjes shtuam një mundësi për të aktivizuar përshkallëzim Gtk dritaresh, si dhe një mundësi për shkronja Monospace. Por na u desh ama të heqim dorë nga paraparje temash, ngaqë s’jepnin përfundime të njëtrajtshme me Gtk3-shin.

Teksa vendosëm të heqim dorë nga skena mirëseardhjeje prej përgjegjësit të sesioneve,shtuam plot veçori dhe ndreqje ama. Mes tyre përmendim mbulim për dremitje hibride, përmirësime te nisje sesioni parazgjedhje, duke shmangur race conditions, një veçori për të shtuar dhe përpunuar zëra vetënisjeje, një buton ndërrimi përdoruesi te dialogu i daljeve dhe një zgjedhës të përmirësuar sesionesh dhe dialogë rregullimesh të përmirësuar (kjo e dyta me një skedë të re që shfaq sesione të ruajtur). Më tej, tani mund të xhironi urdhra jo vetëm në “stil vetënisje” në çastin e hyrjes në sistem, por edhe kur kompjuteri juaj kalon në pezullim, kur bëhen dalje nga sistemi, etj. E fundit, aplikacionet Gtk tani administrohen sipas sesioni përmes DBus-it dhe edhe ekrankursyesit tani komunikohen përmes DBus-it (p.sh., për t’i penguar).

Si përherë, Thunar-u - përgjegjësi ynë i kartelave - përfitoi plot veçori dhe ndreqje. Mes ndryshimeve të dukshme përmendim shtyllën plotësisht të ripunuar të shtigjeve, mbulim për miniatura më të mëdha, si dhe mbulim për një kartelë “folder.jpg” që ndryshon ikonë dosjeje (p.sh., për kopertina albumesh muzike). Përdoruesit e përparuar do të vënë gjithashtu re lëvizje të përmirësuar me tastierën (zmadhim/zvogëlim, lëvizje nëpër skeda). Përgjegjësi i volumit në Thunar përfitoi mbulim për disqe Bluray.

Shërbimi ynë Tumbler i miniaturizimeve përfitoi plot ndreqje dhe mbulim për formatin RAF të Fujifilm-it.

Gjetësi i aplikacioneve tani mund të hapet, nëse dëshirohet, si një dritare njëshe dhe në të mund të lëvizet më kollaj vetëm me tastierën.

Përgjegjësi energjisë përfitoi plot ndreqje të metash dhe disa veçori më të vockla, përfshi mbulim për buton XF86Battery dhe për xfce4-screensaver-in e porsakrijuar. Shtojca e panelit pësoi gjithashtu disa përmirësime: tani mundet, në u dashtë, të shfaqë kohë të mbetur dhe/ose përqindje dhe tani bazohet në emra standardë ikonash UPower për të funksionuar me më shumë tema ikonash fill pas instalimit. Me kalimin e LXDE-së nën një bazë QT, u hoq dorë nga shtojca e panelit për LXDE.

Një shumicë aplikacionesh dhe shtojcash që janë pjesë e ekosistemit Xfce - të quajtura shpesh “goodies” - janë pjesë e çka e bën Xfce-në të fuqishme. Mjaft prej tyre përfituan ndryshime të rëndësishme gjatë shtrirjes kohore të hedhjes 4.14 në qarkullim. Sa për të nxjerrë në pah pak prej tyre:

Shërbimi ynë i njoftimeve përfitoi mbulim për ruajtje të qëndrueshme - me fjalë të tjera: regjistrim njoftimesh - dhe një mënyrë “Mos Më Shqetëso”, nën të cilën eliminohen krejt njoftimet. U krijua një shtojcë e re paneli që shfaq njoftimet që s’i pa përdoruesi (veçanërisht e dobishme nën mënyrën “Mos Më Shqetëso”) dhe që lejon aktivizim/çaktivizim të shpejtë të mënyrës “Mos Më Shqetëso”. Dhe për ta mbyllur, u shtua mbulim për shfaqje njoftimesh në monitor parësor RandR.

Lojtësi ynë i mediave Parole përfitoi mbulim më të mirë për rrjedha rrjeti dhe podkaste, si edhe një mënyrë të re “mini” dhe zgjedhje të automatizuar të mekanizmit më të mirë video të pranishëm në sistem. Më tej, pengon veprimin e ekrankursyesve dhe përgjegjësve të energjisë gjatë luajtjes së një videoje, për të garantuar që përdoruesve s’u duhet të merren me miun, kur shohin një film.

Parësi ynë i figurave Ristretto përfitoi një dorë përmirësimesh të ndryshme të ndërfaqes dhe mbulim për ujdisje të sfondit të desktopit. Pas së fundi edhe hedhjen e parë të vet në qarkullim si zhvillim.

Fotografi i ekranit tani u lejon përdoruesve të lëvizin drejtkëndëshin e përzgjedhjes dhe në të njëjtën kohë ky shfaq gjerësinë dhe lartësinë e vet. Dialogu i ngarkimeve në Imgur u ripunua dhe rreshti i urdhrave lejon më tepër zhdërvjelltësi.

Përgjegjësi ynë i të papastrës tanimë ka mbulim të përmirësua për shkurtore tastiere (përmes një porte për te GtkApplication), ndryshim të përmirësuar dhe më të qëndrueshëm të madhësisë së ikonave, si edhe një ikonë të re aplikacioni.

Shtojca e panelit për pulseaudio përfitoi mbulim të MPRIS2, për të qenë në gjendje të kontrollojë lojtës media së largëti dhe mbulim tastesh multimedia në krejt desktopin, duke e shndërruar, në thelb, xfce4-volumed-pulse një demon shtesë të tepërt.

Dhe së fundi, emuluesi i terminalit përfitoi një sasi të madhe ndreqjesh të metash dhe përmirësimesh që prej Xfce 4.12-s.

Ka gjithashtu një grup projektesh të reja që janë bërë pjesë e projektit tonë. Përshëndoshuni me:

Më në fund kemi ekrankursyesin tonë (po - e dimë që është 2019 ;)). Me plot veçori dhe integrim të ngushtë me Xfce-në (e kuptueshme) është një shtesë e goditur në katalogu ynë.

Shtojca e panelit njoftues gjendjesh sjell një panel të brezit të ardhshëm, ku aplikacionet mund të shfaqin tregues. Zë vendin e xfce4-indicator-plugin, që më shumë është për Ubuntu-në, për shumicën e treguesve të aplikacioneve.

Kërkimi Catfish për kartela është si një mik i vjetër për shumicën e përdoruesve të Xfce-së - tani është pjesë zyrtare e Xfce-së!

Së fundi, Profile Paneli, që ju lejon të kopjeruani dhe riktheni skemat tuaja për panelin, ka kaluar nën ombrellën e Xfce-së.

Si përherë, erdhi gjithashtu koha për t’u lënë lamtumirën disa projekteve të vjetër të pamirëmbajtur ose të nxjerrë nga përdorimi. (Për fat, projektet tona thjesht shkojnë në baxhë, e njohur ndryshe si arkiv te git.xfce.org, kur cofin.) Me një pikë loti të hidhur trishtimi u lëmë lamtumirën:

garcon-vala, gtk-xfce-engine, pyxfce, thunar-actions-plugin, xfbib, xfc, xfce4-kbdleds-plugin, xfce4-mm, xfce4-taskbar-plugin, xfce4-windowlist-plugin, xfce4-wmdock-plugin dhe xfswitch-plugin

Një tur i ndryshimeve në Xfce 4.14 mund të shihet këtu:

https://xfce.org/about/tour

Një përmbledhje e hollësishme e dallimeve mes versioneve Xfce 4.12 dhe Xfce 4.16 mund të gjendet në faqen vijuese:

https://xfce.org/download/changelogs

Kjo hedhje në qarkullim mund të shkarkohet ose si një grup paketash individuale ose si një paketë tar e bëshme që përmban krejt këto versione individuale:

http://archive.xfce.org/xfce/4.14

Përshëndetjet më të mira,
Ekipi i zhvillimit të Xfce-së

Është hedhur në qarkullim Xfce 4.12
Xfce 4.12 është hedhja më e mirë në qarkullim se kurrë (po, na pëlqen të festojmë!)!

Burimi : komente në Internet.

Sot, pas 2 vjet e dhjetë muaj punë, jemi të lumtur të njoftojmë hedhjen në qarkullim të desktopit Xfce 4.12, një version i ri i qëndrueshëm që zëvendëson Xfce 4.10.

Kjo periudhë e gjatë mund të shpjegohet vetëm me se sa i mrekullueshëm qe Xfce 4.10. Por si me të gjitha gjërat, kish nevojë për ca rifreskim - dhe për këtë pamë plot kontribues të rinj të sjellin ide, veçori dhe ndreqje të metash të vyera. Si përherë, Xfce-ja ndjek ritmin e vet të qëndrueshëm të evolucionit pa revolucion që duket se puqet me nevojat e përdoruesve tanë.

Në këtë cikël 4.12, u përqendruam kryesisht në lëmimin e punës së përdoruesit te desktopi dhe përgjegjësi i dritareve, dhe në përditësimin e disa përbërësve për të përfituar nga teknologji të reja të gatshme.

Gjërat që ia vlen të nxirren në pah në këtë version janë:

Përgjegjësi i dritareve përfitoi një dialog të ri Alt+Tab, tema grafike e të cilit mund të ndryshohet, me një paraparje opsionale dritaresh dhe një mënyrë listë. U sendërtua mbulim fillestar për zbukurim më anë të Klientit, mënyra tjegullzim dritaresh u përmirësua duke furnizuar mbulim për tjegullzim në cepa, dhe u shtua një mënyrë e re zoom-imi. U shtua gjithashtu një temë HiDPI.

Paneli tani mund të fshehë me mençuri veten, mbulon shtojca Gtk3 dhe pa plot nga shtojcat e veta prej palësh të treta të përditësohen për të përfituar plotësisht prej veçorive të shtuara me 4.10-n.

Desktopi ka një dialog të ri rregullimesh sfondi, mbulim për sfonde sipas hapësirës së punës, dhe trajtim më të mirë instancash me shumë monitorë. Mbulon tanimë edhe shfaqje në ikona të figurave dhe emblemave për dosjet.

Përgjegjësi ynë i sesionit u përditësua të përdorë logind dhe/ose upower, nëse janë të pranishëm për mbulim aktesh kalimi në gjendje plogështie/pezull. Që të mund të funksionojë në shumë sisteme dhe për të respektuar zgjedhjet e përdoruesit, mënyrat fallback u sendërtuan duke u bazuar në mekanizma të brendshëm specifikë për OS-et.

Mbulimi për instanca me shumë monitorë u përmirësua në një dialog të ri rregullimesh ekrani dhe një flluskë ujdisjeje të shpejtë që hapet kur lidhet një monitor.

Dialogu për dukjen tani shfaq paraparje ikonash dhe temash.

Xfsettingsd tani mbulon libinput.

As administrimi i energjisë nuk u harrua: U krijua një shtojcë e re paneli, u shtua mbulim për logind/upower për të trajtuar akte të lidhura me baterinë/kapakun/ndriçimin, dhe u sendërtua edhe kyçja përmes light-locker. U ripunua edhe dialogu i rregullimeve, dhe u shtua edhe mbulim për zbardhje ekrani me X11.

Përgjegjësi ynë i kartelave, shumë i dashuri Thunar, qe dëshmitar i një sasie të çmendur përmirësimesh: mbulim për skeda, thasë me të meta të ndrequra, bërje më i shpejtë, shkurtore tastierash për veprime vetjake, emërtim më i mirë kopjesh dhe lidhjesh kartelash, një shtyllë të hijshme te vetitë për tregim të hapësirës së lirë, përimtime për riemërtuesin dhe dialogë të tjerë, përmirësim lëvizjeje me tastierë, ndreqje për kuadratin e pamjes si pemë, mbulim më të mirë për sfonde ekrani, mbulim për faqerojtës Gtk3, veti për disa kartela njëherësh… ka nevojë të themi më?

Për të përgatitur të ardhmen e Xfce-së me Gtk3-shin, i cili s’ka më nevojë për mekanizma temash, po e ndalim zhvillimin e mekanizmit tonë për tema Gtk, dhe po heqim dorë nga mekanizmi ynë për Gtk3 - krijues temash, ju lutemi, përditësoni temat tuaja në CSS, nëse doni që ato të funksionojnë me versionin pasues të Xfce-së.

Ngaqë gstreamer1.0 ka braktisur krejtësisht mixer-interface, dhe ngaqë xfce4-mixer dhe xfce4-volumed bazohen në këtë ndërfaqe me gstreamer0.10, aplikacioni ynë për mixer dhe demoni i volumit s’mund të kalohen nën 1.0 dhe rrjedhimisht nuk mirëmbahen më.

Xfce-ja s’do të ishte ajo që është sot pa krejt gjërat e saj të mira. Edhe në këtë fushë pamë ca veprimtari, kryesisht:

Xfburn përfitoi mbulim për shkrim Disqesh BluRay.

UI e përgjegjësit të punëve u ripunuar tërësisht, dhe u kalua nën Gtk3.

UI e Parole-s i ribë tërësisht, me rishkrim pjesësh të saj dhe shtim shumë veçorish. Për më tepër, u kalua nën Gtk3 dhe gstreamer1.0.

Mousepad-i u rishkrua tërësisht dhe pati një kalim fillestar nën Gtk3.

Te fotografuesi i ekranit u shtua mbulim për Imgur.com.

Tani ka të gatshëm një pult që ngjan me GNOME-Shell-in, të quajtur xfdashboard.

Është shtuar një menu e re alternative për panelin, e quajtur whiskermenu.

Te paneli ynë u kalua shtojca GNOME2 për mbikëqyrje hardware-i.

Shtojca e motit përfitoi një ndërfaqe përdoruesi tërësisht të re me mundësi të fuqishme përshtatjeje dhe furnizon shumë të dhëna të hollësishme.

Shtojca Eyes përdor koordinata 3D që të përllogarisë pozicionin e syve të saj, kështu që do t’ju spiunojnë sy ndonjëherë edhe më të frikshëm, ndonjëherë edhe më të çuditshëm!

Shtojca Netload funksionon me emrat e rinj të ndërfaqes udev për rrjete dhe mund të formësohet të shfaqë te paneli shpejtësi shpërnguljesh.

Shtojca përgjegjës të papastre shfaq një kod QR, në daçi.

Shtojca Cpufreq tani mbulon përudhësin pstate të Intel-it dhe mund të përshtatet më mirë për madhësi të ndryshme paneli dhe informacionesh që shfaqen.

Thuajse krejt shtojcat janë përmirësuar për t’u dukur njësoj dhe për të dhënë të njëjtat ndjesi dhe për të mbuluar mënyrën e re deskbar të panelit.

Një tur i ndryshimeve në Xfce 4.12 mund të shihet këtu:

https://xfce.org/about/tour

Një përmbledhje e hollësishme e dallimeve mes versioneve Xfce 4.10 dhe Xfce 4.12 mund të gjendet në faqen vijuese:

https://xfce.org/download/changelogs

Kjo hedhje në qarkullim mund të shkarkohet ose si një grup paketash individuale ose si një paketë tar e bëshme që përmban krejt këto versione individuale:

http://archive.xfce.org/xfce/4.12

Një falënderim të përzemërt për krejt pjesëmarrësit, përkthyesit dhe paketuesit, për përpjekjet tuaja në realizimin e këtij versioni. Do të donim të falënderonin edhe përdoruesit tanë fantastikë dhe ndihmëtarë të rastit që parashtruan të meta, ndihmuan të zbulohen probleme dhe ndonjëherë ofruan edhe zgjidhje. Jemi duke i shqyrtuar krejt arnimet që na dërguat dhe do të përfshijmë mjaft ndreqje te Xfce-ja me versionin e ardhshëm. Do të donim të falënderonim edhe mjaft veta që dhuruan para për projektin tonë te Bounty Source. Kjo do të na ndihmojë të mblidhemi dhe të merremi me Xfce-në në të ardhmen!

Si gjithmonë, mirëpresim këdo që do të donte të jepte ndihmesë në zhvillimin e Xfce-së! Mund të provoni Xfce-në dhe të njoftoni të meta, mund të na ndihmoni me përkthime dhe dokumentim, në të qenët i përdorshëm dhe lidhur me funksionimin për përdoruesit duke paketuar Xfce-në në shpërndarjen tuaj dhe duke parashtruar arnime ose veçori tërësisht të reja! Mund të lidheni me ne në kanalin IRC #xfce-dev në Freenode dhe përmes listës tonë të postimeve.

Përshëndetjet më të mira,
Ekipi i zhvillimit të Xfce-së

Është hedhur në qarkullim Xfce 4.10
Sot, pas 1 viti e 4 muajsh punë, jemi të gazuar t’ju njoftojmë hedhjen në qarkullim të desktop-it Xfce 4.10, një versioni të ri të qëndrueshëm që zë vendin e Xfce 4.8-s.

Me ciklin 4.10 u përqendruam kryesisht në lëmimin e desktopit dhe përmirësimin e punës së përdoruesit në rrugë të ndryshme. Gjëra të spikatura në këtë hedhje në qarkullim janë:

Është rishkruar plotësisht një gjetës i ri aplikacionesh dhe ndërthur funksionet e xfce4-appfinder-it dhe xfrun4-s së dikurshëm.

Paneli tani ka një mënyrë alternative shfaqjeje vertikale (deskbar). Për më tepër, shtojcat e panelit mund të sistemohen sipas rreshtash të shumtë, çka është veçanërisht e dobishme nën mënyrën deskbar.

Një përpunues i ri llojesh MIME që ju lejon të ndryshoni lehtësisht aplikacione të përdorur për hapje llojesh të ndryshëm kartelash. Dialogu i rregullimeve të miut dhe touchpad-it dhe përpunuesi i rregullimeve janë zgjeruar, për sa u përket funksioneve. Ai i pari tani mbulon tablete në një mënyrë shumë më të mirë.

Tani është e mundur të nisen aplikacione dhe të hapen kartela në desktop me një klikim të vetëm të miut. Veç kësaj, desktopi 4.10 mund të shfaqë miniatura dhe të shkojë automatikisht përpara nëpër listën e sfondeve të desktopit.

Përgjegjësi i dritareve mund të formësohet t’i tjegullzojë dritaret kur ato tërhiqen në skaje të ekranit. Dritarja skedë (Alt+Tab) mbulon më tepër zhdërvjelltësi me temat dhe lëvizje kursori përmes tastesh.

Një tur i ndryshimeve në Xfce 4.10 mund të shihet këtu:

https://xfce.org/about/tour

Një përmbledhje e hollësishme e dallimeve të shfaqura në versionet paraprake Xfce 4.8 dhe Xfce 4.10 mund të gjendet në faqen vijuese:

https://xfce.org/download/changelogs

Kjo hedhje në qarkullim mund të shkarkohet ose si një grup paketash individuale ose si një paketë tar e bëshme që përmban krejt këto versione individuale:

http://archive.xfce.org/xfce/4.10

Faleminderit krejt kontribuesve, njoftuesve të të metave, si dhe përkthyesve dhe paketuesve për përpjekjet tuaja për ta bërë të mundur këtë hedhje në qarkullim.

Përshëndetjet më të mira,
Ekipi i zhvillimit të Xfce-së

Është hedhur në qarkullim Xfce 4.10pre2
Ekipi i zhvillimit të Xfce-së është krenar që njofton hedhjen e dytë paraparje në qarkullim për Xfce 4.10. Tok me këtë hedhje paraparje në qarkullim, projekti Xfce njofton ngrirjen e vargjeve dhe kodit (lejohen vetëm ndreqje ose prapakthime të metash kritike) për hedhjen përfundimtare në qarkullim 4.10 që është caktuar të hidhet në qarkullim më 28 prill, 2012.

Kjo hedhje në qarkullim trupëzon disa veçori të reja, bie fjala, reagim të përmirësuar për veprime mbi kartela në Thunar dhe përmirësim tjegullzimi në Xfwm4. Gjithçka tjetër është ndreqje të metash dhe _plot_ përditësime përkthimesh.

Shpresojmë se do ta pëlqeni këtë hedhje në qarkullim. Ju lutemi, na jepni përshtypjet duke ndarë me ne mendimet tuaja, artikuj blogjesh, përmendje në Twitter ose duke parashtruar njoftime të metash! Me ndihmën tuaj, 4.10 do të jetë hedhja më e mirë në qarkullim deri më sot (të paktën deri në 4.12)!

Të fala të përzemërta dhe falënderime për këdo që kontribuoi te kjo hedhje në qarkullim,
Ekipi i zhvillimit të Xfce-së

Është hedhur në qarkullim Xfce 4.10pre1
Ekipi i zhvillimit të Xfce-së është krenar që njofton hedhjen e parë paraparje në qarkullim për Xfce 4.10. Tok me këtë hedhje në qarkullim paraparje, projekti Xfce njofton ngrirjen e veçorive për hedhjen përfundimtare në qarkullim 4.10 që është caktuar t’i jepet publikut më 28 prill, 2012.

Kjo hedhje në qarkullim përfshin ndryshime të mëdha në bazën e mjedisit desktop Xfce dhe shpresojmë të jetë i suksesshëm në plotësimin e një numri kërkesash të kahershme. Mes përditësimeve më të dallueshme është gjetësi i ri i aplikacioneve që shkrin në një funksionet e appfinder-it të dikurshëm dhe xfrun4-s. Paneli gjithashtu ka një mënyrë të re funksionimi vertikal [e quajtur edhe Deskbar] për përdorim më të mirë të hapësirës në monitorë me ekran të gjerë dhe një shtojcë të re veprimesh. Për sa u përket rregullimeve, ndihmësi i rregullimeve është integruar në xfsettingsd, duke kursyer xhirimin e 1 procesi. Ka gjithashtu një dialog të ripunuar për rregullimet, me kategori dhe dialogë që mund të vihen ose hiqen, të aktivizuar si parazgjedhje. Rregullime elementare për Synaptics dhe Wacom te rregullimet e Miut dhe një përpunues të ri Llojesh MIME. Thunar-i përfitoi një skemë më të lustruar për të reduktuar përdorimin e hapësirës dhe ndërveprim më reagues me prodhuesin e miniaturave. Ngaqë s’kemi caktuar ende si të përfshihet funksioni i desktopit në Thunar, Xfdesktop-i ka përfituar kështu disa përmirësime, përfshi mbulim për njëklikime, miniatura ikonash desktopi dhe ngjitje më të mirë kartelash. Përgjegjësit të Sesioneve iu shtua kod i përmirësuar administrimi energjie, ndihmëzat janë hequr dhe u krye edhe pastrim sesionesh prej ndërfaqes. E fundit, por jo për nga rëndësia, Përgjegjësi i Dritareve tani përmban mbulim për tjegullzim dritaresh dhe lëvizje përmes tasteve shigjetë te këmbyesi i punëve.

Një tjetër ndryshim i madh për përdoruesit është heqja e dokumentimit të përdoruesit nga paketat dhe ardhja e docs.xfce.org. Arsyeja për këtë ndryshim janë kontributet e pakta për dokumentimin që nga Xfce 4.8, ndaj shpresojmë që wiki të tërheqë më tepër kontribues. Butoni i ndihmës, te ndërfaqja, funksionon ende, por do t’ju kërkojë të hapni sajtin e dokumentimit në shfletuesin tuaj.

Më tej, hoqëm dorë nga xfce-utils. Lënda e tij ose është hequr, ose është kaluar te paketa të tjera Xfce. Krejt ndryshimet e tjera të varësive tregohen te Regjistri i Ndryshimeve të 4.10pre1. Edhe baza e Xfce-së përfitoi nja dy përbërës të rinj, ngaqë mendojmë se janë kritikë për një desktop minimal: xfce4-power-manager (administrim energjie), tumbler (prodhim miniaturash për Thunar-in dhe përbërës të tjerë), garcon (librari menush, ish tashmë një varësi në 4.8), thunar-volman (përgjegjës volumi për Thunar-in).

Sigurisht që edhe përkthimet janë përmirësuar mjaft, falë punës mahnitëse të ekipeve tanë të përkthimit.

Shpresojmë se do t’ju kënaqë kjo hedhje në qarkullim. Ju lutemi, na jepni përshtypjet duke ndarë me ne mendimet tuaja, postime blogu, postime në Twitter, në Identi.ca, ose duke parashtruar raporte të metash. Me ndihmën tuaj, 4.10 do të jetë hedhja më e mirë se kurrë në qarkullim (të paktën deri në 4.12)!

Të fala të përzemërta dhe falënderime për këdo që kontribuoi te kjo hedhje në qarkullim,
Ekipi i zhvillimit të Xfce-së

Është hedhur në qarkullim Xfce 4.8
Sot, pas gati dy vjetësh pune, kemi kënaqësinë e veçantë të njoftojmë hedhjen e shumëpritur në qarkullim të Xfce 4.8, versioni i ri i qëndrueshëm që zë vendin e Xfce 4.6-s.

Shpresojmë që kushdo do ta shijojë këtë hedhje në qarkullim aq sa edhe ne. Mjerisht, s’do të ndodhë kështu, ngaqë persona që përdorin çfarëdo sistemi BSD do të vënë re një humbje të papritur veçorish. Mendojmë se ky lajmërim është një mundësi e mirë për të shprehur mospajtimin tonë me zhvillimet e fundit “Linux-only” në ekosistemin e burimit të hapur, veçanërisht kur vjen puna me gjëra të dobishme për të cilat kemi nevojë në mjedise desktopi.

Xfce 4.8 është përpjekja jonë për të përditësuar bazën e kodit Xfce me krejt platformat e reja për desktop që janë sjellë për herë të parë në këto pak vitet e fundit. Shpresojmë se përpjekjet tona për të hequr dorë nga pjesë të tilla si ThunarVFS dhe HAL me GIO, udev, ConsoleKit dhe PolicyKit do të ndihmojnë për ta sjellë desktopin Xfce në shpërndarje moderne.

Me Xfce 4.8, përdoruesit tanë do të jenë në gjendje të shfletojnë ndarje së largëti duke përdorur një larmi protokollesh (SFTP, SMB, FTP dhe mjaft të tjerë). Rrëmuja me dritaret është reduktuar duke shkrirë në një të vetëm krejt dialogët për ecuri veprimesh mbi kartelat.

Aplikacioni ynë i panelit është rishkruar, duke përmirësuar kështu pozicionimet, transparencën, administrimin e objekteve dhe nisësve. Ai sjell gjithashtu një shtojcë të re menush për të parë drejtori. Mekanizmi i tij për shtojca mbetet i përputhshëm me shtojca nga 4.6.

Përmirësuam gjithashtu dialogët e rregullimeve. Dialogu i formësimit të ekranit tani mbulon RandR 1.2, pikas vetvetiu ekrane dhe u lejon përdoruesve tanë të zgjedhin qartësinë e tyre të parapëlqyer të ekranit, frekuencë rifreskimi, rrotullim. Ekranet mund të formësohen të punojnë ose nën mënyrën klon, ose të vendosen në krah të njëri-tjetrit. Përzgjedhja e tastierës është bërë më e lehtë dhe më miqësore ndaj përdoruesit. Është përpunuar edhe përpunuesi dorazi i rregullimeve për të qenë më funksional.

Përtej veçorive të sendërtuara në Xfce, cikli i zhvillimit të 4.8-s na pruri një dorë të mirash të tjera. Për herë të parë patëm një strategji serioze hedhjesh në qarkullim sipas “Modelit të Zhvillimit dhe Hedhjeve Në Qarkullim të Xfce-së”, hartuar në Ubuntu Desktop Summit në maj të 2009-s. Një aplikacion i ri web e bëri mjaft më të lehtë administrimin e hedhjeve në qarkullim. Punuam fort për përmirësimin e gjendjes për përkthyesit e Xfce-së, çka na shpuri në ujdisjen e shërbyesit tonë Transifex. Diçka tjetër që shpresojmë ta vini re është që infrastruktura jonë e shërbyesve dhe pasqyrave është përmirësuar, në mënyrë që shërbyesit tanë, shpresojmë, të mos ngrenë duart lart papritmas pas lajmërimit të kësaj hedhjeje në qarkullim.

Ka plot gjëra të tjera për t’u zbuluar dhe shpresojmë shumë se do t’i jepni një të provuar Xfce 4.8! Në internet ka një tur të shkurtër, te

https://xfce.org/about/tour48

Një përmbledhje e ndryshimeve që prej hedhjesh 4.8pre3 paraparje në qarkullim mund ta gjeni te URL-ja vijuese (përmban gjithashtu lidhje për te ndryshimet e sjella për herë të parë në krejt hedhjet paraparje në qarkullim):

https://xfce.org/download/changelogs/4.8

Kjo hedhje në qarkullim mund të shkarkohet ose si hedhje individuale në qarkullim, ose si një paketë e bëshme tar që përfshin krejt këto versione individuale:

http://archive.xfce.org/xfce/4.8/

2011-a sapo ka filluar dhe jemi tashmë duke bërë plane për të ardhmen. Planet për 4.10 do të fillohen së shpejti, dhe shpresojmë që këtë vit në FOSDEM të jemi në gjendje ta shndërrojmë Xfce-në në një organizëm jofitimprurës, ndaj na ndiqni!

Por, deri atëherë, shpresojmë se do të kënaqeni me hedhjen e sotme në qarkullim dhe do t’i bashkoheni festimit të saj prej nesh. Falënderimet shkojnë për krejt kontribuesit tanë, njoftuesit e të metave, si dhe përpjekjet e shkëlqyera të përkthyesve dhe paketuesve tanë.

Përshëndetjet më të mira,
Ekipi i zhvillimit të Xfce-së

Sot kemi kënaqësinë të njoftojmë hedhjen e tretë dhe, me shpresë, të fundit paraparje në qarkullim të 4.8-s, që është caktuar t’i jepet publikut më 16 janar të 2011-s. Krahasuar me Xfce 4.8pre2, kjo hedhje në qarkullim përmban më së shumti përditësime dhe ndreqje të metash.

Me Kërshëndellat dhe Vitin e Ri mes 4.8pre2-shit dhe 4.8pre3-shit, s’duhet të çudisë njeri fakti që, për shumicën e përbërësve, vetëm pak çështje u prekën.

Mes gjërash të tjera, përditësuam shkurtore parazgjedhje tastiere, që të përfshijnë taste për monitorin. Ikona e gjendjes në dialogun e ecurisë te përgjegjësi i kartelave tani fshihet si duhet, kur dialogu asgjësohet. Shtojca e tij për sfonde tani është në gjendje të trajtojë emra kartelash me hapësira. Ndryshoret e mjedisit, për urdhra të dhënë që nga dialogu Xfce run s’ujdiseshin si duhet, ndaj e ndreqëm këtë, që urdhrat e dhënë prej dialogut të trashëgojnë përherë mjedisin e sesionit Xfce.

Gjithashtu arritëm që parametrat --reboot dhe --halt të xfce4-session-logout të funksionojnë përsëri, çka, më parë, thjesht e nxirrte përdoruesin aktiv nga llogaria e tij. Me qëllim që të shmanget një race condition gjatë nisjes së sesionit dhe me qëllim që të përshpejtohen pakëz gjërat, nuk përdorim më xrdb-në për të përditësuar rregullime xft-je dhe kursori dhe në vend të tyre, përditësojmë ne vetë vetitë përkatëse XSETTINGS.

Te përgjegjësi i dritareve xfwm4, e njësuam periudhën kohore të domosdoshme për një dyklikim me atë të aplikacioneve normale. Përmes mundësisë së fshehur /general/mousewheel_rollup tani cilido mund të çaktivizojë mbledhjen e dritareve përmes rrotëzës së miut. Përgjegjësi i dritareve tani trajton si duhet edhe ndryshime qartësie ekrani në dritare sa krejt ekrani, si ato që duken në lojëra. Këmbyesi i aplikacioneve i Xfwm4-s tani shfaqet vetëm kur gjendet nën mënyrën e klonuar.

Kjo mund të tingëllojë si pak ndreqje të dobishme, por s’është asgjë krahasuar me sasinë e punës që shkoi sërish për panelin e ri Xfce. U ndreqën rreth 20+ të meta dhe prapakthime të njohur. Ja një copëz e shkurtër e regjistrit të plotë të ndryshimeve: Për shtojcat e jashtme u ndreqën përkatësitë e përkthimeve, shtojcat mund të rirenditen sërish me DND-në, dyklikimi i objekteve te përpunuesi i tyre shfaq parapëlqimet për ta, tërheqja e objekteve te dialogu i përpunuesit të objekteve sjell heqjen e tyre sërish nga paneli, dritare listash punësh tani mund të filtrohen sipas monitorësh. Një tjetër problem që u shfaq së fundi dhe që është ndrequr tanimë qe përmasimi i ikonave në fushën e njoftimeve, e njohur edhe si systray.

Xfce 4.8pre3 përmban gjithashtu mjaft përditësime përkthimesh, që mund të shihen te regjistri i plotë i ndryshimeve.

Meqë për 4.8-n ndjekim modelin e hedhjeve në qarkullim, normalisht duhej që sot të njoftonim ngrirje kodi dhe krijimin e degëve të hershme me asistencë cikli jetëgjatësie. Vendosëm kundër kësaj, ngaqë s’ka persona aktivë aq sa duhet për t’u kujdesur për krejt këto në këtë çast. Ndaj do të vazhdojmë ndreqjen e të metave në degët master, siç bëmë mes 4.8pre2 dhe 4.8pre3-shit.

Jemi të kënaqur të njoftojmë hedhjen e dytë paraparje në qarkullim të Xfce 4.8-s. Kjo hedhje në qarkullim shënon fillimin e ngrirjes së kodit. Nga sot e tutje, deri në hedhjen përfundimtare në qarkullim, vargjet nuk mund të ndryshohen më në degën master të përbërësve bazë të Xfce-së. Kjo do t’i ndihmojë përkthyesit të përgatitin përkthimet e tyre për hedhjen përfundimtare në qarkullim, të planifikuar për më 16 janar, 2011.

Për këtë hedhje në qarkullim u përqendruam në ndreqje të metash në krejt përbërësit e Xfce-së. Arritëm të mbyllim një numër të madh prej tyre falë krejt personave që i njoftuan dhe testuan shpejt ndreqjet e propozuara.

Me gjithë ngrirjen e veçorive, u shtuan pak veçori të vockla paneli. Arritëm edhe të merremi me dy kërkesa të kahershme: mbulim si duhet për përpunim menuje aplikacionesh me përpunues menush (Alacarte është ai që testuam) dhe integrimi me sistemin Compiz për ekranet. Sigurisht që kjo hedhje në qarkullim përmban gjithashtu plot përkthime të reja dhe të përmirësuara, falës punës së shkëlqyer të ekipeve tona të përkthimit.

Ekipi i zhvillimit të Xfce-së është krenar të njoftojë hedhjen e parë paraparje në qarkullim për Xfce 4.8-n. Tok me këtë hedhje në qarkullim paraparje, projekti Xfce njofton ngrirje veçorish për hedhjen përfundimtare në qarkullim të 4.8-s, që është caktuar t’i jepet publikut më 16 janar, 2011.

Kjo hedhje në qarkullim përfshin ndryshime të rëndësishme te baza e mjedisit Xfce për desktop dhe shpresojmë të plotësojë me sukses një numër kërkesash të kahershme. Me përditësimeve më të shënueshme është fakti që kemi kaluar krejt bazën e Xfce-së (veçanërisht Thunar-in, xfdesktop-in dhe thunar-volman-in) nga ThunarVFS në GIO, duke sjellë kështu sisteme të largët kartelash në desktopin Xfce. Paneli është rishkruar nga e para dhe sjell administrim më të mirë të nisësve dhe mbulim të përmirësuar për instalime multi-head. Lista e veçorive të reja të panelit është shumë e gjatë për t’u përmendur e gjitha këtu. Falë librarisë së re të menuve, garcon (e njohur më parë si libxfce4menu, por edhe këtë herë e rishkruar) tani mbulojmë përpunim menush përmes një përpunuesi menush nga palë të treta, bie fjala Alacarte (nuk kemi ende një të tonin). Libraritë tona bazë u bënë pakës më të hajthme, dhe këtu një shembull i mirë është libraria e sjellë rishtas libxfce4ui, që është menduar të zëvendësojë libxfcegui4-n.

Ndoshta arritja më e rëndësishme që do të vijë me Xfce 4.8-n është se, pavarësisht kusureve të një ekipi të vogël zhvillimi herë pas here, baza e mjedisit desktop është vënë në një vijë me teknologji të së sotmes për desktopin, të tilla si GIO, ConsoleKit, PolicyKit, udev dhe mjaft të tjera. Prej bazës janë hequr gjithashtu plot vjetërsira, siç ka ndodhur me HAL-in dhe ThunarVFS (që janë ende të pranishëm, për arsye përputhshmërie).

Falë platformës së shkëlqyer Transifex për përkthime, ekipet tona gjuhësore kanë qenë në gjendje të përditësojnë përkthimet e tyre me një ritëm të pabesueshëm. Ju lutemi, përfshijini dhe ata, kur i bëni lavde kësaj hedhjeje në qarkullim!